Namik Dokle ka lindur në Durrës (Shqipëri) në 11 mars 1946. Ka studiuar për gazetari dhe ekonomi agrare. Për shume vite ka punuar në media, si gazetar dhe kryeredaktor në dy gazeta. Pas rënies se regjimit diktatorial u përfshi edhe në karrierën politike, kryesisht në diplomacinë parlamentare si përfaqësues i Shqipërisë në organizmat ndërkombëtare, në mënyrë të veçantë dhe për një kohë të gjatë në Këshillin e Europës.
Është autor i tre librave me tregime të botuara në vitet shtatëdhjetë, disa të përfshira edhe në disa antologji. Është i njohur si dramaturg; ka shkruar trembëdhjetë drama, tetë prej të cilave janë vënë në skenë në teatrot kryesore të vendit (gjatë periudhës 1974-2015) dhe ka botuar tre libra me drama. Disa prej tyre kanë fituar çmime kombëtare dhe ndërkombëtare ( një çmim i fituar nga juria e lidhjes së shkrimtarëve tëShqipërisë, të kryesuar nga Ismail Kadare). Ka shkruar edhe gjashtë radiodrama, të interpretuara në Radio-Tirana.
Pas vitit 2016 i është përkushtuar tërësisht letërsisë dhe ka botuar tre romane: Vajzat e mjegullës, Lulet e skajbotës, Ditët e lakuriqëve të natës. Tri romanet formojnë triptikun Saga e Gorës dhe shprehin gjithë rezistencën shpirtërore të banorëve të një krahine (GORA,- e ndarë mes dy shteteve) për të ruajtur identitetin e vet njerëzor.
Romani Vajzat e mjegullës është botuar tri herë në Shqipëri, është përkthyer dhe botuar në Turqi dhe Bosnjë; është përkthyer dhe është në proces botimi edhe në Spanjë dhe Bullgari. Po ashtu edhe dy romanet e tjera janë përkthyer dhe botuar në Sarajevë. Ditët e lakuriqëve të natës është përkthyer në turqisht dhe botuar në Turqi.
Namik Dokle merret edhe me përkthime nga spanjishtja dhe serbo-kroatishtja.