Vajzat e fshatit

Vajzat e fshatit

by Edna O'Brien
Vajzat e fshatit

Vajzat e fshatit

by Edna O'Brien

eBook

$8.50 

Available on Compatible NOOK Devices and the free NOOK Apps.
WANT A NOOK?  Explore Now

Related collections and offers

LEND ME® See Details

Overview

“Vajzat e fshatit” i botuar më 1960, është romani i parë i Edna O’Brien-it. Ai shkaktoi një skandal të madh në Irlandën katolike të asaj kohe, derisa u ndalua dhe botimi i tij.
Ketlini dhe Beba, dy vajza të reja nga fshatrat e Irlandës, krejt të ndryshme për nga natyra, kanë qenë shoqe të ngushta qysh në fëmijëri. Teksa lënë pas sigurinë e kolegjit në kërkim të jetës së vrullshme dhe të dashurisë në qytetin e madh, ato rreken të ruajnë në njëfarë mënyre miqësinë e tyre të trazuar. Ketlini, ëndërrimtare dhe romantike, vuan për dashurinë e vërtetë, ndërsa Beba dëshiron veçse të përjetojë përvojat e një vajze beqare. Ndonëse janë të vendosura për të zotëruar botën, jeta e tyre do të pësojë kthesa të forta, ndaj vajzat duhet të mësojnë të gjejnë udhën e tyre.
I shkruar me një stil të shkëlqyer, “Vajzat e fshatit” është një prezantim i gjallë i ngjarjeve, njerëzve dhe peizazheve të jetës së Edna O’Brien-it. Sa famëmadh, aq dhe famëkeq, ky roman u ndalua nga censura irlandeze për përmbajtje të qarta seksuale, madje u arrit deri në djegien e tij publike në një prej famullive të Irlandës.
Censura irlandeze e ndaloi botimin e “Vajzave të fshatit” dhe e futi në listën e mbi 1600 librave të ndaluar në Irlandë.


Product Details

BN ID: 2940165988783
Publisher: Edna O'Brien
Publication date: 11/04/2022
Sold by: Smashwords
Format: eBook
File size: 775 KB
Age Range: 18 Years
Language: Albanian

About the Author

Josephine Edna O'Brien (lindur më 15 December 1930) është romanciere irlandeze, dramaturge, poete dhe tregimtare. Philip Roth e përshkruan si “gruaja më e talentuar që shkruan sot në gjuhën angleze”, ndërsa ish- Presidentja e Irlandës e ka cilësuar si “një nga shkrimtarët më të mëdhenj të brezit të saj”.
Një nga shkrimtaret e para irlandeze që ka thyer tabutë në veprat e saj, të cilat kanë si strumbullar ndjenjat e brendshme të grave dhe problemet e tyre në lidhje me burrat dhe gjithë shoqërinë.
Ajo është nderuar me çmime të shumta, si Çmimin Frank O’Connor, Irish PEN, si dhe Çmimin e Karrierës dhënë nga Akademia Letrare Irlandeze. O’Brien jeton në Londër

From the B&N Reads Blog

Customer Reviews