Lulet e skajbotës

Lulet e skajbotës

by Namik Dokle
Lulet e skajbotës

Lulet e skajbotës

by Namik Dokle

eBook

$8.00 

Available on Compatible NOOK Devices and the free NOOK Apps.
WANT A NOOK?  Explore Now

Related collections and offers

LEND ME® See Details

Overview

Te ky roman lodrojnë bashkë, në një gjeografi sa reale aq edhe mistike, jeta dhe vdekja, dashuria dhe urrejtja, dhimbja dhe gëzimi, krenaria dhe përçmimi, e shkuara dhe e tashmja; qielli, toka dhe nëntoka. Kjo botë që njohim, por edhe një botë tjetër atje, në skajin ku njerëzit përveç ajrit frymëmarrin ende mite dhe legjenda. Mes këtyre faqeve, që i përpin gjatë leximit, është jeta e një popullsie të tërë, e cila e meriton të njihet, e rrokur e gjitha me një dorë. Me dorën e djathtë të autorit që e ka shkruar, përmes një stili sa realist aq edhe magjik ,përmes përshkrimesh sa të gjalla dhe të prekshme , aq edhe poetike dhe onirike. Nga kronika familjare apo e një fshati të vetëm, Namik Dokle arrin të ndërtojë kronikën e një krahine dhe të një vendi të tërë, të endë sagën për popullin e vet.


Product Details

BN ID: 2940164121112
Publisher: Toena
Publication date: 06/23/2020
Sold by: Smashwords
Format: eBook
File size: 320 KB
Language: Albanian

About the Author

Namik Dokle ka lindur në Durrës (Shqipëri) në 11 mars 1946. Ka studiuar për gazetari dhe ekonomi agrare. Për shume vite ka punuar në media, si gazetar dhe kryeredaktor në dy gazeta. Pas rënies se regjimit diktatorial u përfshi edhe nëkarrierën politike, kryesisht nëdiplomacinë parlamentare si përfaqësues i Shqipërisë në organizmat ndërkombëtare, nëmënyrë tëveçantë dhe për një kohë të gjatë nëKëshillin e Europës.
Është autor i tre librave me tregime të botuara në vitet shtatëdhjetë, disa tëpërfshira edhe në disa antologji. Është i njohur si dramaturg; ka shkruar trembëdhjetë drama, tetë prej të cilave janë vënë në skenë në teatrot kryesore të vendit (gjatëperiudhës 1974-2015) dhe ka botuar tre libra me drama. Disa prej tyre kanë fituar çmimekombëtare dhe ndërkombëtare ( një çmim i fituar nga juria e lidhjes së shkrimtarëve tëShqipërisë, të kryesuar nga IsmailKadare). Ka shkruar edhe gjashtë radiodrama, të interpretuara në Radio-Tirana.

Ka botuar tri romane: Vajzat e mjegullës, Lulet e skajbotës, Ditët e lakuriqëve të natës. Tri romanet formojnë triptikun Saga e Gores dhe shprehin gjithërezistencënshpirtërore të banorëve të një krahine (GORA,- e ndare mes dy shteteve) për të ruajtur identitetin e vet njerëzor.
Romani Vajzat e mjegullësështë botuar tri herë nëShqipëri, ështëpërkthyer dhe botuar në Turqi dhe Bosnjë; ështëpërkthyer dhe është në proces botimi edhe në Spanjë dhe Bullgari. Po ashtu edhe dy romanet e tjera janë përkthyer dhe botuar në Sarajevë.
Namik Dokle merret edhe me përkthime nga spanjishtja dhe serbo-kroatishtja.

From the B&N Reads Blog

Customer Reviews