Lufta E Çetave Në Shqipëri

Lufta E Çetave Në Shqipëri

by Hermann Frank
Lufta E Çetave Në Shqipëri

Lufta E Çetave Në Shqipëri

by Hermann Frank

eBook

$3.99 

Available on Compatible NOOK Devices and the free NOOK Apps.
WANT A NOOK?  Explore Now

Related collections and offers

LEND ME® See Details

Overview

Shqipëria ishte deri në gusht të 1943 zonë e influencës italiane dhe e pushtuar prej italianëve. Trupat gjermane luftuan pak më gjatë se një vit atje, - nën komandën e korparmatës së XXI alpine, vetëm pas daljes së Italisë nga lufta dhe shpalljes së luftës kundër Gjermanisë.

Kur gjermanet hynë në Shqipëri, erdhën me miratimin e qeverisë së atëhershme si çlirimtarë prej italianëve, në një vend, që është krenar dhe liridashës qëkurse mbahet mend. Por është po ashtu i përçarë në vetvete dhe i ndarë në shumë grupe interesi.

Shumë shpejt pas hyrjes në vend nisi lëvizja komuniste e partizanëve. Në jug ajo u udhëhoq nga lëvizja greke Elas, në veri dhe Mal të Zi nga çetat e Titos. Në sajë të mbështetjes nga aleatët u përmirësuan niveli i armatimit dhe komandimi nga muaj në muaj, kështu që çetat u shndërruan pak e nga pak në njësi ushtarake.

Qeveria shqiptare në Tiranë kishte si objektiv ta bënte Shqipërinë sërishmi të pavarur dhe autonome. Në këtë mes ajo u mbështet nga politika gjermane - edhe në drejtimin ekonomik. Por as këta shqiptarë, as Vehrmahti gjerman nuk mundën t’i bënin ballë ofensivës komuniste. Dhe kur me zbrazjen e Ballkanit nga gruparmata E (gjeneralkoloneli Lër), trupat gjermane çanë me luftë rrugën e hidhur drejt Veriut, mbi Shqipëri u përplas vala komuniste. Vendi është sot kryeurë e BRSS-së në detin Mesdhe.

Se çfarë tragjedish u luajtën pas marrjes së pushtetit nga komunistët, si duket sot faktikisht situata brenda vendit, - ne nuk e dimë. E sigurtë është vetëm që territori i Kosovës i ka kaluar përsëri Jugosllavisë.
Hermann Frank

“Fjala e burrit, betimi dhe dorëzania janë në Shqipëri ende në fuqi tamam si në kohën e mjegullt të ilirëve. Mënyra e tyre e luftës ka mbetur gjithmonë e njëjta, vetëm armiqtë ndërroheshin. Pas romakëve erdhën sllavët. Pastaj në vend depërtuan turqit. Austriakët dhe anglezët ishin invazorët në luftën e parë botërore. E tani janë gjermanët këtu. Ata erdhën vërtet si miq, por kundrohen si pushtues e në këtë mënyrë si armiq, që duhen asgjësuar”

Herman Frank

Duket se urrjetja është e destinuar të ketë jetë të shkurtë, të myket nëpër arkiva e libra historie e dashuria mes njerzve e popujve të fitojë e të jetë jetëgjatë.

Sot ka në Gjermani shumë më shumë shqiptarë se sa ka patur gjermanë në Shqipëri.

Rexhep Shahu


Product Details

BN ID: 2940164207762
Publisher: Klubi i Poezisë
Publication date: 07/31/2020
Sold by: Smashwords
Format: eBook
File size: 2 MB
Language: Albanian

About the Author

Illz is a periodical of literature in the Albanian language. It is published every two months by Klubi i Poezisë, Tiranë.

From the B&N Reads Blog

Customer Reviews