Kam shumë për të thënë

Kam shumë për të thënë

by Christophe Van Gerrewey
Kam shumë për të thënë

Kam shumë për të thënë

by Christophe Van Gerrewey

eBook

$4.00 

Available on Compatible NOOK Devices and the free NOOK Apps.
WANT A NOOK?  Explore Now

Related collections and offers

LEND ME® See Details

Overview

Përktheu: Irena Rama
Një djalë i ri, i zhytur në plogështinë e rrethanave të pashmangshme, nis t’i shkruajë një letër ish-të dashurës. Qëllimi i tij fillestar është t’i tregojë asaj sa shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ndarja e tyre. Teksa shkruan, ai fillon të kuptojë se atë letër nuk do ta dërgojë kurrë, madje fillon të fantazojë se ndoshta duhet ta botojë atë. Nga ana tjetër, dërguesi dhe marrësja e letrës marrin jetë dhe shkëputen pak nga pak nga autori. Marrësja kthehet në një rrëfimtare të dytë, duke i dhënë frymë një tjetër historie, një varianti të dytë, një interpretimi të ri të historisë së tyre. Ky akt, fillimisht “hakmarrës”, shndërrohet në një dialog që skicon vështirësitë e historive moderne të dashurisë. Romani duket se eksploron botëkuptimin tonë mbi dashurinë, me anë të një historie dashurie në dukje të thjeshtë, duke e shpalosur atë ngadalë e duke nxjerrë në pah kontradiktat themelore të idealit dashuror.
Ky roman largohet nga normat e zakonshme të stilit apo strukturës formale dhe paraqet një thellësi mendimi, që e shtyn lexuesin të identifikohet me rrëfimtarin si të ishte një bashkautor.
“Kam shumë për të thënë” fitoi Çmimin e Debutuesve në vitin 2014, në Belgjikë, si dhe arriti ndër finalistët e disa çmimeve letrare belge. Në vitin 2016, fitoi Çmimin Europian për Letërsinë.


Product Details

BN ID: 2940164272210
Publisher: Christophe Van Gerrewey
Publication date: 10/06/2020
Sold by: Smashwords
Format: eBook
File size: 691 KB
Language: Albanian

About the Author

RRETH AUTORIT
Christophe Van Gerrewey lindi më 1982. Ka studiuar për arkitekturë në Universitetin e Ghent-it dhe në Universitetin Katolik të Leuven-it për shkencën e letërsisë.
Është konsideruar një nga shkrimtarët e rinj më premtues belgë. Në vitin 2012, u botua romani i tij i parë “Kam shumë për të thënë”, një roman në formën e letrës për një dashuri të humbur. Në vitin 2013, po për këtë roman, mori Çmimin e Debutuesve, në 2014, çmimin letrar për Flamandët e Lindjes. Në vitet në vijim, ka botuar edhe romane të tjera, si “Train with delay” (2015) dhe “Werk Werk Werk” (2017). Ka botuar artikuj të ndryshëm për arkitekturën dhe letërsinë në revista të rëndësishme belge dhe europiane. Në vitin 2016, fitoi Çmimin Europian të Letërsisë për romanin “Kam shumë për të thënë”.
Që nga viti 2015, është profesor i teorisë së arkitekturës në EPEL, Lozanë, Zvicër.

From the B&N Reads Blog

Customer Reviews