Ethet

Ethet

by Jonathan Bazzi
Ethet

Ethet

by Jonathan Bazzi

eBook

$10.00 

Available on Compatible NOOK Devices and the free NOOK Apps.
WANT A NOOK?  Explore Now

Related collections and offers

LEND ME® See Details

Overview

Jonathan-i është një 31-vjeçar në 2016-n. Në një ditë janari, si gjithë të tjerat, ai ka ethe, ethe të vazhdueshme, dërrmuese, të cilat e bëjnë të ngrijë kur del jashtë, e bëjnë të djersitet gjatë natës, tamam sikur ka ujë dhe jo gjak në venat e tij. Ai pret, përpiqet të kuptojë, bën teste, dyshon për të gjitha sëmundjet e botës, mendon se ka diçka të pashërueshme, vdekjeprurëse, se ai është një person që është në stadin e fundit të jetës. Paranoja e tij vazhdon deri në ditën kur doktori i tij i homeopatisë i sugjeron që të bëjë testin e HIV-it dhe e vërteta zbulohet: Jonathan-i është pozitiv me HIV, nuk është duke vdekur, pothuajse i çliruar. Duke filluar që nga ajo ditë, e cila ndryshoi jetën e tij me një diagnozë përfundimtare, autori na kthen pas në kohë, në kërkim të historisë së tij, në periferitë ku ai u rrit, Rozzano - ose Rozzangeles - Bronksi i Veriut, vendi i të droguarve, punëtorëve, familjeve që vijnë nga jugu, ku shtëpitë janë si zgjua dhe qiratë e ulëta, ku njerëzit flasin me theksin milanez, sicilian dhe napolitan. Një vend ku asnjeri nuk del nga kufijtë e tij, asnjë nuk studion, e shumta bëjnë fëmijë, kryejnë disa vjedhje ose ca kohë burg dhe, në rastin më të keq, vdesin.


Product Details

BN ID: 2940165939822
Publisher: Toena
Publication date: 09/27/2022
Sold by: Smashwords
Format: eBook
File size: 515 KB
Language: Albanian

About the Author

Jonathan Bazzi është një romancier i ri italian. U lind në 13 qershor 1985 në Milano dhe u rrit në Rozzano, periferia ekstreme në jug të qytetit. Ai i diplomua në Filozofi me një tezë Mbi teologjinë simbolike tek Edith Stein. Bazzi ka treguar gjithmonë një pasion ndaj letërsisë femërore dhe çështjeve gjinore. Në vitin 2015 filloi të bashkëpunojë me gazeta të ndryshme, duke publikuar artikuj dhe tregime, derisa vendosi më 2016-n të flasë publikisht mbi sieropozitivitetin e tij. Romani "Ethet" i botuar më 2019-n, është romani i tij i parë.

From the B&N Reads Blog

Customer Reviews