Apologji për udhën e kombit

Apologji për udhën e kombit

by Rexhep Shahu
Apologji për udhën e kombit

Apologji për udhën e kombit

by Rexhep Shahu

eBook

$3.99 

Available on Compatible NOOK Devices and the free NOOK Apps.
WANT A NOOK?  Explore Now

Related collections and offers

LEND ME® See Details

Overview

Pas vitit 1999, më duhej të merrja çdo muaj udhën nga Kukësi në Tiranë e kthim për të bërë analizat e kontrollet mjeksore të radhës që nuk bëheshin në Kukës.
Një ditë me borë në dimrin e 2002, u bashkova me shoferët e furgonave që guxonin të niseshin për Kukës. U nisa në mëngjez, megjithëse më thanë plot njerëz të mos nisesha. Por është e vështirë të rrish jashtë shtëpie gjatë nëpër miq. Në hotele nuk është edhe aq e lehtë. Duhej të kisha një rrogë tjetër shtesë vetëm për hotele e shpenzimet e mia.
Patëm shumë probleme në Shpal të Mirditës, ku nuk ishte e zakontë të binte shumë borë e të bllokonte rrugën. Por, në dilemat kthehemi për Tiranë apo të ecim, ne ecëm. Për gjendjen time shëndetësore ishte aventurë me rrezik ky udhëtim. Por shoferin e kishim të zotin dhe furgoni ishte i mirë. Me shumë mundime mbërritëm në Fushë – Arëz pas 5 orë udhëtim nga Tirana. Pasagjerët mbaheshin mirë, unë me veshtirsi. Aty, ding me makina e njerëz. Ishte bllokuar Qafa e Malit. Trashësia e bores, një metër.
Isha korrespondent i Top Albania Radios (TAR), për qarkun e Kukësit. Çdo orë të atij udhëtimi dhashë lajm në radio. Kur pashë në Fushë – Arëz autokolonë të gjatë autoveturash e autobuzësh me targa të Kosovës plot me pasagjerë, fëmijë e gra, e shtova shumë dramacitetin në lajmet që jepja dhe fillova të jap raporte telefonike direkte me zë. Numri i makinave të bllokuara, sipas policisë, ishte mbi 300. Nga studio e TAR, Zamira Koleci, Bert Prifti, Eno Popi e të tjerë mbeten në linjë direkte duke u interesuar për gjendjen time shëndetësore, përtej raporteve që jepja. Mbërritëm te Kafja e Lekës. Munda të karikoj celularin. Po vinte dreka. Bora pushoi. U nisëm. Na thonin se janë çelë segmente rruge dhe ne ecnim si breshka. Pas 2 orësh mbërritëm nga aty, deri ku nis rruga për Tropojë. Aty u prish furgoni. Nuk ndizej më. Rruga ishte një kalimshe. Nuk ia hapnim dot udhën makinës që ishte pas nesh.
Përpiqeshim ta shtynim për të hapë udhën për makinat e tjera. Por pa rezultat. Këpucët, këmbët, pantallonat e mbathjet ishin bërë qullë, pasi duhej të zbrisnim herë pas here që të shtynim furgonin dhe sharronim në borë deri në brez. Po ngrija nga këmbët. Shihja dhe dëgjoja fëmijë që qanin. Britma, sharje, sharje, sharje…
Shkoi një orë.
Në Qafë të Malit, mu në majë, na zbritën nga makina. Ata dëgjonin në kasetofonin e makinës Top Albania Radion. U prezantova dhe ju thashë se unë jam ai që më keni dëgjuar gjithë ditën në radio. Nuk ju jap lekë. Panë njëri – tjetrin të dy dhe qeshën pak hidhur. Por nuk ju dhashë lekë. Edhe ky lloj biznesi bëhej në borë. Natyrisht në bashkëpunim me policë të ndryshëm dhe me ndonjë nga drejtuesit e mjeteve borëpastruese…
Furgoni ynë pas një ore erdhi. E kishin rregulluar. Isha kërleshë e nxi komplet, po dridhesha…
Për shkak të lajmeve që jepja çdo orë në TAR, merrja mjaft telefonata nga shokë e miq. Isha bërë, burim lajmi për gjithë mediat. Ndjehesha i këputur. Po ngrija nga mesi e poshtë. Lloj – lloj mendimesh të liga më ligështonin edhe më shumë. Pasdite, pranë Ujit të Ftohtë, i bërë grusht në sedile, duke numëruar tik-taket e valvulës së zemrës që dëgjohen në gojë, marr një telefonatë nga Benet Koleka i Rojterit.
- Nëse e ndjen se nuk je mirë, po krijojmë mundësinë të vijë helikopteri për ty…, më tha Beneti. Një ngrohtësi më veshi gjithë trupin…
Kur ramë te Uji i Ftohtë, drejtori i policisë së qarkut, Ylli Tafili që më kish telefonuar shpesh, më thotë se kishte mbërritur në Shëmri dhe po vinte drejt nesh të më merrte në makinën e tij…
Mobilizimi për të hapë udhën ishte i madh. Por bora ishte më e fuqishme, e pasosme. Mjetet borëpastruese të pakta, të vjetra.
Mbërritëm natën vonë në Shëmri, pas 10 orë udhëtim nga Kafja e Lekës. Të paktën u ngroha në makinën e drejtorit të policisë. Iu luta ta ulte volumin e radios së dorës, sepse çdo zhurmë më dukej se do më mbyste.
Pas mesnate mbërrita në Kukës. 18 orë zgjati gjithë udhëtimi Tiranë – Kukës.
Dhe një javë në krevat…


Product Details

BN ID: 2940164221850
Publisher: Klubi i Poezisë
Publication date: 08/17/2020
Sold by: Smashwords
Format: eBook
File size: 537 KB
Language: Albanian
From the B&N Reads Blog

Customer Reviews