Une Quhem Dje

Une Quhem Dje

by Petraq Risto
Une Quhem Dje

Une Quhem Dje

by Petraq Risto

Paperback

$14.13 
  • SHIP THIS ITEM
    Qualifies for Free Shipping
  • PICK UP IN STORE
    Check Availability at Nearby Stores

Related collections and offers


Overview

Vëllimi poetik "Unë quhem Dje" i autorit postmodern shqiptar Petraq Risto është fryt i një pune dyvjeçare me poezi të krijuara kryesisht gjatë qëndrimit të autorit në New York. Motivet e këtij libri janë të larmishëm, prekin shqetësimet globale, thelbin e shpirtit njerëzor. Poezitë me vargjet e tij të shtrira, me ritëm të brendshëm, me figuracion te pasur, përshkruhen nga shqetësimi qytetar, nga malli për vendlindjen, nga dashuria për jetën dhe natyrën... Libri është kompozuar me cikle dhe ka një frymëmarrje të gjerë. Për poetin Petraq Risto ky është vëllimi i gjashtëmbëdhjetë që botohet në gjuhën shqipe. Librat e tij janë botuar gjithashtu në Francë, Meksikë, Rumani dhe ShBA, si dhe në shumë revista letrare në vende të ndryshme të botës dhej janë pritur shumë mirë nga kritika profesioniste dhe dashamirësit e poezisë, jo vetëm në Shqipëri. Libri "Unë quhem Dje" ka 400 faqe dhe veç poezive në fund të librit janë përfshirë shkrime rreth poezisë së Ristos dhe dy intervista të tij për letërsinë dhe posaçërisht për poezinë. Ballina e librit ka një tablo të piktorit të njohur shqiptar Artur Muharremi.

Product Details

ISBN-13: 9781512197044
Publisher: CreateSpace Publishing
Publication date: 05/30/2015
Pages: 402
Product dimensions: 6.00(w) x 9.00(h) x 0.82(d)
Language: Albanian

About the Author

Petraq Risto ka lindur në Durrës më 9 qershor 1952. Shkollimin parauniveristar e kreu në vendlindje. Më 1971-1975, kryen studimet e larta për Gazetari në Universitetin e Tiranës e më vonë një vit pasuniversitar si kritik teatri në Akademinë e Arteve të Bukura. Ka punuar si gazetar dhe libretist.
Për njëzetë vjet drejtoi Shtëpinë Botuese "Globus R.".
Është autor i rreth tridhjetë të librave me poezi, romane, tregime etj., ku do të veçonim vëllimet poetike "Mollë zhvirgjëruar nga rrufetë", "Zgjohu princesha ime", "Lojë shahu në shekullin XXI", "Engjëlli me virus H5N1", "Hallelulja", "Lexuesi i buzëve: ar+sy+eja!", "Miq të dyshimit", "Udhëtar me pluhur ferri", etj; librat me tregime "Vdekja e palaços", "Ndalohet vrasja e ujqërve", si dhe romanet "Avioni Madam Baterflaj 9/11" dhe "Bukuroshja fantazmë dhe unë zoti Prek Vdek", "Një grua me Urdhrin e Ujkut"
Tani jeton një ShBA.
From the B&N Reads Blog

Customer Reviews