Të Huajt për Shqipërinë dhe Shqiptarët PJESA I

Të Huajt për Shqipërinë dhe Shqiptarët PJESA I

by Piro Tase
Të Huajt për Shqipërinë dhe Shqiptarët PJESA I

Të Huajt për Shqipërinë dhe Shqiptarët PJESA I

by Piro Tase

Paperback

$23.95 
  • SHIP THIS ITEM
    Qualifies for Free Shipping
  • PICK UP IN STORE
    Check Availability at Nearby Stores

Related collections and offers


Overview


SHQIPËRIA DHE SHQIPTARËT

Shqiptarët janë shtatë - lartë, nënvizon Baron de Vaudoncourt, gjithë muskuj, të fuqishëm dhe me bel të hollë...Kanë një profil mjaft tërheqës, njëlloj si modeli i statujave të lashtësisë greke.

Në vështrimin e parë, pamja e shqiptarit të jep përshtypjen e një kombinimi ngjyrash të freskëta, të alternuara bukur, ku dallohen sytë ekspresivë, ngjyrë gri, vetullat e holla dhe të harkuara, balli i lartë dhe i ashpër si dhe mollëzat e faqeve si të skalitura. Buzët i kanë të mëdha dhe qafën të gjatë, shpinën të drejtë dhe gjoksin të gjerë dhe të hedhur përpjetë, ndërsa gjymtyrët në një trajtë të përsosur.

Cilitdo i bie në sy qëndrimi i tyre krenar.

Ata i përgatisin vetë rrobat e trupit të tyre, një veshje, të cilën Bajroni e quajti "më të mrekullueshmen në botë " dhe zakonisht mbajnë një kapele të vogël ngjyrë të kuqe flakë, të vendosur në pjesën e përparme të kokës së tyre të ruajtur në këtë pjesë, ndërsa floku, mbrapa, është i zgjatur jashte mase.

Një mantel i gjerë u mbulon supet dhe u derdhet deri mbi gjunjë. Një rrip i lidhur fort pas belit të ngushtë, shërben për të mbajtur: një ose dy pisqolla dhe një kamë me doreza të punuara gjithë argjend. Mespërmes shpinës së tyre zgjatet pushka e hollë dhe e gjatë, kurse përreth qafës mbajnë zinxhira prej argjendi ku varen hajmali, kuti të vogla argjendi apo sahate me këllëfe të lëkurtë.

Product Details

ISBN-13: 9781432714093
Publisher: Outskirts Press, Inc.
Publication date: 12/03/2007
Pages: 542
Product dimensions: 6.14(w) x 9.21(h) x 1.09(d)
Language: Albanian

Read an Excerpt

"GOLGOTHA-ja E SHQIPTARËVE."

" . . . Në bregun lindor të Adriatikut, tre ditë të mira udhëtim që nga Vjena, jetojnë shqiptarët, një popull autokton, i cili në shekuj ka luftuar për liri dhe pavarësi kundër armiqve dhe pushtuesve të çdo lloji.
Ata kanë ditur si të ruajnë origjinalitetin e tyre me gjithë luftrat e parreshtura që kanë bërë dhe nga përmbysjet historike që kanë ndodhur herë pas here.
As vala e madhe e emigrimit as edhe betejat kundër sërbëve, turqve dhe armiqve e pushtuesve të tjerë, nuk ka mundur të pengojë shqiptarët për të mbajtur gjithmonë të pastra dhe të pandryshueshme tiparet e rralla të tyre lidhur me racën, gjuhën dhe traditat e zakonet.
Historia e këtij kombi është një vazhdimësi e pandërprerë betejash vdekjeprurëse kundër armiqve të egër . Por as edhe betejat më të përgjakshme nuk kanë mundur të shfarrosin këtë racë të fuqishme.
Gjithashtu, jeta intelektuale e shqiptarëve ka qënë e dukshme, pavarësisht nga fakti që pushtuesit janë përpjekur të shkulin që në rrënjë çdo mundësi të zhvillimit kulturor.
Ky komb i ka dhënë Perandorisë turke gjeneralët dhe shtetasit më të lavdishëm. Ligjvënësit më të shquar të Perandorisë Otomane kanë qënë me origjinë shqiptare.
Vepratmë të shquara në letërsinë turke, janë shkruar nga shqiptarët.
Pothuajse gjithë tregtarët e Malit të Zi, ishin me origjinë prej këtij kombi.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për tregtarët e shumë qyteteve rumunë.
Në Itali, gjithashtu, shqiptarët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në provinca të ndryshme; në Greqi, luftëtarët më të guximshëm kanë qënë me origjinë shqiptare.
Në vazhdim të përmbysjes masive, shkaktuar nga Lufta Ballkanike, ëndërra e vjetër e këtij kombi për të fituar lirinë dhe pavarësinë, më në fund, ishte gati për t'u bërë realitet. Superfuqitë evropiane vendosën t'i jepnin Shqipërisë autonominë e një shteti.
Sidoqoftë, sërbët, të kapur nga ethet e pushtimit, e shkatërruan shpejt këtë ëndërr të bukur të këtij kombi të guximshëm dhe liridashës para se ajo të bëhej realitet. Trupat sërbe sulmuan Shqipërinë duke vrarë e duke prerë. "Për deri sa Fuqitë e Mëdha nuk na e lanë neve të gjithë Shqipërinë, atëhere - sipas sërbëve - e vetmja rrugë është shfarrosja e shqiptarëve!"
18 Tetor, 1912. Mbreti Petër i Sërbisë, lëshoi manifestin e tij: "Drejtuar popullit sërb" ku midis të tjerash ai deklaron:
"Qeveria turke nuk tregon asnjë farë kujdesi për shtetasit e saj dhe po e bën veshin shurdh ndaj të gjitha ankesave dhe protestave të shumta. Është krijuar një situatë e tillë që në Turqinë evropiane askush nuk ndihet më i kënaqur. Sërbët, grekët, gjithashtu, edhe shqiptarët e konsiderojnë këtë qëndrim të qeverive të tyre turke të papranueshëm..
Si rezultat, unë kam urdhëruar ushtrinë time, në emër të Zotit, të fillojë luftën e shënjtë me qëllim që të çlirojë vëllezërit tanë dhe t'u sigurojë atyre një jetë më të mirë.
Ushtria ime do të bashkohet në Sërbinë e vjetër, me sërbët kristianë dhe ata myslimanë, të cilët janë për ne po aq të dashur, gjithashtu, edhe me shqiptarët myslimanë dhe të krishterë, me të cilët, për 13 shekuj, kombi ynë ka ndarë së bashku gëzimin dhe hidhërimin.
Ne do t'u sjellim atyre lirinë, vëllazërinë dhe barazinë."

Nuk kaloi as edhe një gjysëm viti që nga koha e këtij manifesti solemn.
Si e zbatuan sërbët premtimin e dhënë për shqiptarët nga Mbreti i tyre ?
Ja përgjigja:
U vranë mijëra vetë: burra, gra dhe fëmijë. Të rriturit u torrturuan për vdekje, fshatrat u bënë shkrumb ose u plaçkitën krejt; gratë dhe vajzat e reja u përdhunuan dhe gjithë toka e shkrretuar dhe e shkatërruar ishte mbytur në gjak.
Sërbët nuk erdhën në Shqipëri si çlirimtarë të popullit shqiptar por si xhelatët e tyre.
Në Konferencën e ambasadorëve të Londrës u propozua që kufijtë e Shqipërisë do të caktoheshin në bazë të vendimit të një komisioni të krijuar për këtë qëllim. Sërbët e përshpejtuan veprimtarinë e këtij komisioni nën presionin e armëve të zjarrit dhe të bajonetave. Është e pamundur që të përshkruhen krimet e tyre. Ndjenja e zemërimit dhe e tmerrit që buroi nga këto krime i kaloi kufijtë, sidomos kur mendon se këto skena makabre zhvillohen në shekullin e njëzet dhe mu në zëmër të Evropës, jo shumë larg nga qëndra e qytetërimit botëror. Kjo ndjenjë bëhet akoma edhe më shumë shqetësuese kur mendon se asgjë nuk u bë për t'i dhënë fund këtyre masakrave të patreguara, me gjithë faktin që, për muaj me radhë, tani, gazetarët e gjithë vendeve vazhdojnë të shkruajnë për këto vrasje të shëmtuara.

Një popull i jashtëzakonshëm dhe i guximshëm po masakrohet para syve të gjithë botës dhe Evropa, Evropa e Krishtere, Evropa e civilizuar, nuk thotë qoftë edhe gjysëm fjale rreth saj!

Dhjetra mijëra veta të pambrojtur u masakruan, gratë u përdhunuan, të rritur dhe fëmijë të mbytyr për vdekje; qindra fshatra të djegur dhe priftërinj të therrur.
Dhe Evropa vazhdon të qëndrojë indiferente!
Sërbia dhe Mali i Zi kanë vendosur të rrëmbejnë një tokë të huaj. Por kjo tokë është e banuar nga një popull i guximshëm dhe liridashës i cili me gjithë se në shekuj i skllavëruar, këtë zgjedhë të huaj nuk do ta pranonte kurrë. Në këto kushte, e vetmja rrugëzgjidhje do të ishte shfarrosja e shqiptarëve.
Fshatra të panumërta u bënë njësh me tokën, dhe një sasi e panumërt njerëzish u vranë në mënyrën më shtazarake.
Aty, ku dikur lartësoheshin shtëpitë e thjeshta e të ndërtuara me mundim, në breza të tëra, prej shqiptarëve të gjorë, kishin mbetur vetëm grumbujt e gërmadhave prej nga ende dilte tym.
Një komb i tërë i mbytyr në gjak - dhe Evropa nuk thotë asnjë fjalë!
* * *

"Qëllimi i këtij artikulli është që të sensibilizojë ndërgjegjen e qytetërimit evropian.
Fuqitë e mëdha duhet t'i thonë "ndal" dhunës në Shqipëri. Ekspedita e dhunshme e genocidit duhet të ndalohet dhe një komision ndërkombëtar investigimi duhet të ngrihet kundër qeverisë sërbe.
Mbi të gjitha, trupat sërbo-malazese duhet të largohen menjëherë nga tokat shqiptare dhe po ashtu të çlirojnë Shqipërinë nga bllokada që i kanë bërë grekët në jug.
Unë i bëj thirrje të gjitha qeverive të Fuqive të Mëdha; unë i bëj thirrje gjithë qytetërimit evropian në emër të humanizmit, në emër të civilizimit, në emër të popullit të mjeruar shqiptar!
Unë i drejtohem popullit anglez, kombit që në kohën e masakrave në Armeni ngriti me kurajo zërin në mbrojtje të të shtypurve!
Unë i drejtohem Francës, kombi, i cili gjithnjë ka provuar se është mbrojtësi i njerëzimit dhe i të drejtave të tij.

Një Komb fatkeq, duke përjetuar fatin e vet të tmerrshëm, po bën thirrje për ndihmë që nga GOLGOTHA-ja e vet.
A do ta dëgjojë Evropa këtë klithmë?!"
(LEO FREUNDLICH - Vienë, 1913)

From the B&N Reads Blog

Customer Reviews