Nën hijen e kodrës së gjelave

Nën hijen e kodrës së gjelave

by Osvalds Zebris
Nën hijen e kodrës së gjelave

Nën hijen e kodrës së gjelave

by Osvalds Zebris

eBook

$6.00 

Available on Compatible NOOK Devices and the free NOOK Apps.
WANT A NOOK?  Explore Now

Related collections and offers

LEND ME® See Details

Overview

Përktheu: Anxhela Çikopano

“Nën hijen e Kodrës së gjelave” është një roman historik, i cili rrëfen lindjen e ndërgjegjes kombëtare të kombit leton, në kohën kur vendi ishte ende pjesë e Perandorisë Ruse. Jemi në Rigë, në vitin 1905: pushteti i carit rus në perandorinë e tij të madhe po kërcënohet dhe qyteti baltik po tronditet nga revoltat punëtore, dhuna dhe pogromet. Revolucioni do të vërë kundër njëri-tjetrit edhe dy shokë fëmijërie dhe kodra ku janë rritur shndërrohet në skenën e një tragjedie. Një vit më pas, rrëmbimi i tre fëmijëve e shtyn policinë sekrete të carit të hetojë në rrethet revolucionare. Kush e ka kryer krimin? Për çfarë arsyeje? Përgjigjja do të presë në mes jetën e dy familjeve në një revolucion, ku të gjitha palët shndërrohen në viktima. Në roman, ndodhitë e protagonistëve gërshetohen me historinë e vendit, Letonisë, në kërkim të lirisë, në sfondin e revolucionit rus të 1905-s.
Ngjarjet e asaj periudhe marrin një rëndësi të madhe në formimin e kombit leton, duke hedhur kështu bazat për formimin e shtetit të ardhshëm të Letonisë.
“Nën hijen e Kodrës së gjelave” është fitues i Çmimit Europian për Letërsinë, në vitin 2017.
“Kisha shpresa se do të çlirohesha nga barra që më zinte gjysmën e frymës, gjysmën e mendjes e gjysmën e zemrës. Fiks një vit më parë. Po shpresa nuk gjallonte, ajo ishte një gujavë e zbrazur pa bërthamë; kujtimet ishin aq të forta sa më përndiqnin ëndrrave: unë qëlloja pa fund djem, vajza, huta. Kujtimet më ngjallën edhe xhelatët që më ndoqën gjithë vitin hap pas hapi dhe vetëm tani më lanë të qetë. Do t’u ketë vajtur lajmi që kam rilindur.”
“Romani ‘Nën hijen e Kodrës së gjelave’ përcjell një mesazh psikologjik tepër të hollë rreth fajit individual dhe atij kolektiv.” Diena, periodiku më i madh leton


Product Details

BN ID: 2940164789848
Publisher: Osvalds Zebris
Publication date: 10/09/2020
Sold by: Smashwords
Format: eBook
File size: 781 KB
Language: Albanian
From the B&N Reads Blog

Customer Reviews