Ali Pash� Tepelena N� Romanet Angleze: Studim Letraro-Shkencor
182Ali Pash� Tepelena N� Romanet Angleze: Studim Letraro-Shkencor
182Paperback
-
PICK UP IN STORECheck Availability at Nearby Stores
Available within 2 business hours
Related collections and offers
Overview
Product Details
ISBN-13: | 9781540840103 |
---|---|
Publisher: | CreateSpace Publishing |
Publication date: | 12/18/2016 |
Pages: | 182 |
Sales rank: | 1,021,352 |
Product dimensions: | 5.50(w) x 8.50(h) x 0.39(d) |
Language: | Albanian |
About the Author
Më 1987 shkoi në SHBA për t'i ndjekur studimet e doktoratës në New York University. Atje ajo jetoi gati dy dekada. Për më shumë se shtatë vjet ishte përkthyese e nivelit të lartë për Departamentin e Shtetit Amerikan. Një kohë të shkurtër u angazhua si ligjëruese në institutin amerikan Farleigh Dickenson University në Izmir (Turqi), por me kalimin e saj me banim në Honolulu, Hawaii më 2003, ajo iu kthye tërësisht thirrjes së saj shpirtërore - arsimit. Për dhjetë vjet më radhë ligjëroi së pari në Hawaii Pacific University dhe pastaj në Hawaii Tokai International College.
Që nga viti 2013 Teuta Rizaj iu është përkushtuar botimit të shkrimeve të saja shumëvjeçare. Më 2014 botoi poemën epike The Rhapsody of the Ant Woman: Poem with Complementary Drawings (Rapsodia e Gruas Milingon: Poemë Me Vizatime Plotësuese), ndërkaq një vit më vonë publikoi koleksionin e tregimeve të shkurtra The Sliced Land and Other Stories (Toka e Copëtuar dhe Tregime Tjera). Së shpejt pritet dalja në dritë edhe e romanit Who Stole the Rainbow Colors (Kush i Vodhi Ngjyrat e Ylberit).
Në të kaluarën, Teuta Rizaj ka përkthyer fonde të tëra dokumentesh historike për Arkivin e Kosovës, pastaj libra, nga të cilat shquhet në veçanti libri-doracak As the Man Thinketh (Siç Mendon Njeriu) (1997) nga autori anglez James Allen. Ka shkruar po ashtu një sërë artikujsh të karakterit shkencor, recensione librash etj. Artikujt e saj të botuar me tema universale janë mirëpritur në gazeta dhe revista amerikane, ndërkaq poezitë e saja të botuara morën edhe çmimin fitues në antologji, etj.
Përveç shkrimit, Teuta S. Rizaj gjatë dy dekadave të fundit merret aktivisht edhe me vizatim dhe pikturë, si dhe është aktive në shoqërinë e Kërkuesve të së Vërtetës.