Saga e familjes Maia

Saga e familjes Maia

by José Maria Eça de Queirós
Saga e familjes Maia

Saga e familjes Maia

by José Maria Eça de Queirós

eBook

$14.00 

Available on Compatible NOOK Devices and the free NOOK Apps.
WANT A NOOK?  Explore Now

Related collections and offers

LEND ME® See Details

Overview

Përktheu: Ilirjana Agalliu
“Saga e familjes Maia” është një klasik i letërsisë portugeze, më i njohuri i shkrimtarit portugez José Maria Eça de Queirós, botuar për herë të parë më 1888. Ngjarjet e romanit zhvillohen në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe në të tregohen peripecitë e familjes aristokrate Maia në tri breza, deri te pinjolli më i fundit i saj.
Afonso da Maia, një fisnik i kamur, që prej vitesh jetonte i vetmuar në një çiflig fshati, vendos përfundimisht të kthehet në Lisbonë, në shtëpinë e quajtur Ramaljetë (Shtëpia me gjethe), për hir të nipit të tij Karlosit, të sapodiplomuar në Mjekësi.
Karlos da Maia, trashëgimtar i një prej dyerve më të mëdha aristokrate në Portugalinë e mesit të shekullit XIX, është i pasur, i pashëm, bujar e i zgjuar. Familja ka varur tek ai gjithë shpresat dhe ambiciet shoqërore. E shkuara e lavdishme dhe e tashmja e pakënaqshme bashkëjetojnë brenda tij gjatë gjithë
kohës. Një dandy i suksesshëm, historia e dashurisë e së cilit me Maria Eduardën vë në lëvizje një sërë rastësish, që gërshetojnë në mënyrë kumbuese fatin e Karlosit me atë të të atit dhe përhapet në gjithë shoqërinë portugeze.
Miqtë e Karlosit, që janë po ashtu bij fisnikësh, që enden nëpër kryeqytet në kërkim të kënaqësive, teksa filozofojnë, pinë, shkojnë kohën kot dhe ushqehen me ideale boshe për një Portugali të cilën do të donin ta shikonin në lartësinë e Francës apo të Anglisë, dëshmojnë më së mirë inferioritetin që ndiejnë para të huajve.
Nga ana tjetër, dashuritë e tyre dhe të Karlosit në veçanti, që përfundon me një dashuri incestuoze për të motrën, rrisin ankthin e pritjes dhe e shndërrojnë romanin në një tragji-komedi.
“Saga e familjes Maia” rrëfen kalimin e pandalshëm të kohës, kauzat e humbura dhe dekadencën e kulturës dhe shpirtit portugez.
I konsideruar si “Libri më i mirë i romancierit më të mirë portugez” nga shkrimtari nobelist José Saramago, “Saga e familjes Maia” është një roman klasik i letërsisë portugeze, me një atmosferë dikensiane, me një stil realist alla Flaubert dhe Zola e me një subjekt të denjë për tragji-komeditë shekspiriane.


Product Details

BN ID: 2940164803537
Publisher: José Maria Eça de Queirós
Publication date: 01/26/2021
Sold by: Smashwords
Format: eBook
File size: 1 MB
Language: Albanian

About the Author

José Maria Eça de Queirós (1845-1900) ishte shkrimtar, diplomat dhe gazetar portugez. Si shkrimtar ai ishte i përkushtuar ndaj reformave shoqërore që çuan në futjen e Natyralizmit dhe Realizmit në Portugali. Shpesh është konsideruar si romancieri më i mirë portugez i shekullit XIX, me famë ndërkombëtare. Ai ishte fëmijë i paligjshëm i një gjykatësi dhe
pjesën më të madhe të fëmijërisë e kaloi në kolegj. Studioi për juridik, por letërsia ishte ajo që e tërhiqte më tepër. Shumë shpejt, tregimet e tij të shkurtra – ironike, fantastike, makabre dhe shpesh tronditëse – si dhe artikuj për 5ështje nga më të ndryshmet do të botoheshin në Gazeta de Portugal. Më 1871, u bë pjesë e një grupi intelektualësh rebelë portugezë, i njohur si Brezi i ’70-ës, të cilët kërkonin reforma shoqërore dhe artistike.
Ai ishte babai i realizmit portugez, rinovoi thellësisht gjuhën duke e shpënë në stadin aktual. Pjesën më të madhe të veprave i shkroi jashtë Portugalisë, por gjithnjë me një vëmendje dhe sy kritik ndaj realitetit portugez.

From the B&N Reads Blog

Customer Reviews